Policia e Kosovës dhe KFOR zhvillojnë trajnim të përbashkët

Policia e Kosovës dhe KFOR ka zhvilluar një trajnim të përbashkët. Trajnimi është zhvilluar në Bazën e Njësive Speciale “Vrella”, ndërmjet Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese të Policisë së Kosovës (NJTME) dhe KFOR US EOD.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trajnimi ka përfshirë temat: “Ndërhyrja në pakot e dyshuara për bombë”;“Hapja e veturës së dyshuar për bombë”.
Ky aktivitet është zhvilluar me qëllim të rritjes së kapaciteteve profesionale në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese (IED).
“Ky bashkëpunim operacional ndihmon në forcimin e aftësive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave praktike dhe ngritjen e gatishmërisë për përballje me sfida të përbashkëta në fushën e sigurisë publike”, theksohet në njoftim.
/rtsh.al/