E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Sarandes ve ne pranga dy shtetas te shpallur ne kerkim


Xhulio Mance 19-vjec eshte kapur ne Qafe-Bote pasi ndaj tij policia e Durresit kishte leshuar nje urdher arresti per vepren penale vrasje me paramendim mbetur ne tentative.

Ky shtetas pas shpalljes ne kerkim eshte larguar nga vendi yne klandestin dhe ka qene per pak kohe ne shtetin grek. Atje eshte kapur nga policia greke pa dokumenta dhe eshte bere kthimi i tij deportiv ne piken e kalimit kufitar te Qafe Botes.

Pas verifikimit nga kufiri i Sarandes u pa se ky person ishte person i shpallur ne kerkim per vepren penale vrasje me paramendim mbetur ne tentative dhe per rrjedhoje u be ndalimi i tij nga policia e Durresit.

Nderkohe ne afersi te fshatit Ciflik patrulla e policise kufitare ka vene ne pranga Dhurim Vaten 22-vjec pasi ndaj tij policia e Burrelit kishte leshuar nje urdher arresti nen akuzen falsifikim te monedhave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›