E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia e Shtetit: Ambient të sigurt që fëmijët të jenë të lumtur

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit i uroi sot 1 Qershorin të gjithë fëmijëve.

Në një mesazh urimi drejtuar fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre, Policia e Shtetit theksoi se “fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja. Sot është zyrtarisht dita ndërkombëtare e fëmijëve, por çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë iu takon atyre. Në çdo moment Policia e Shtetit përkujdeset për ta, duke punuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt që fëmijët tanë të jenë të lumtur”.

“Me reagimet dhe vlerësimet e tyre ne matim punën, sjelljen dhe synimet tona të përditshme”, u shpreh Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit uron dhe siguron prindërit dhe gjyshërit, se punonjësit e Policisë janë pranë nxënësve në çdo kohë përmes paketës së sigurisë në shkolla, aktiviteteve dhe orëve mësimore në interes të edukimit dhe sigurisë së fëmijëve.

1 nga 6

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›