Policia e Shtetit dhe DEA, bashkëpunim në të gjitha frontet e luftës kundër krimit

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim prezantues përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë.
Atasheu i DEA-s John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, uruan drejtorin për detyrën e re, si dhe çmuan bashkëpunimin e deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për të forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale.
Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s në operacionet policore ndërkombëtare shumë komplekse, që kanë patur objektiv shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë takimit, Proda i garantoi atashetë se te Policia e Shtetit do të gjejnë angazhim, profesionalizëm dhe besueshmëri për çdo iniciativë që do të ndërmerret në të ardhmen, kundër krimit të organizuar.
1 nga 2/r.e/