Policia e Tiranes arreston dy vellezerit ushtruan dhune ndaj forcave blu

Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy te rinj jashte ambientit te KQZse. Dy personat arrestuar jane vellezer dhe njeri preje tyre eshte punonjesi i Policise Bashkiake. Ata jane Urim Isak Marku 27 vjec banues ne Shkoze Tirane i denuar me pare per Plagosje te rende me dashje me detyre punonjes ne Bashkine e Tiranes dhe Shpetim Isak Marku 36 vjec. Arrestimi i tyre eshte bere mbreme nga Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit. Sipas njoftimit zyrtar te Policise se Tiranes dy vellezerit ne bashkepunim me njeri tjetrin si dhe persona te tjere kane kundershtuar me dhune dhe fyer punonjesit e policise ne krye te detyres. Ndaj dy vellezerve ka nisur procedimi penal. Gjithashtu Policia e Tiranes fton pjesemarresit ne tubim te distancohen nga aktet e dhunes dhe te shmangin cdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave te policise te planizuar me sherbim per garantimin e rendit dhe sigurise publike.