Policia e Tiranës merr në ruajtje 18 KZAZ
Detajet e vendosjes se 1458 policëve në kryeqytet
Policia e Tiranës ka nisur shërbimet natën në 18 qendrat e KZAZ-ve në rang qarku, aty ku ato kanë filluar nga puna. Mbikëqyrja bëhet në mbrëmje, pasi janë larguar punonjësit.
Prej 10 qershorit policia është në shërbime 12 orëshe. Janë 1458 efektivë të policisë së Tiranës të cilët do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.
Ndërsa 310 do të jenë në shërbime në Fier dhe Elbasan. Policia ka marrë masat për transportin e tyre për të votuar në qendrat e tyre të votimit
Situata paraqitet e qetë, ndërsa incidentet janë të pallogaritshme për këtë fushatë të ndezur, apo 30 herë më pak se fushata e vitit 2011.
Prej nisjes zyrtare të fushatës elektorale, në Tiranë janë zhvilluar 462 aktivitete ku janë angazhuar 3902 efektiv policie. Në asnjë prej tyre nuk ka patur incidente.