E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e sulmoi me ujë me solucion, gazetari Klevin Muka pëson djegie në trup: Njoftova ambulancën, nuk erdhi! Më thanë s’kemi çfarë të bëjmë!

Gjatë protestës së sotme të studentëve, gazetari Klevin Muka është sulmuar nga policia me ujë me presion me një solucion, duke i shkaktuar djegie në trup.

Në një komunikim për News24, ai tha se ndihet mirë, por bëri apel për kujdes gjatë protestave.

Po ashtu, gazetari deklaroi se kishte kontaktuar edhe me ambulancën, por jo vetëm që nuk i kishin ardhur në ndihmë, por i thanë “nuk kemi çfarë të bëjmë, pi një paracetamol.”

“I sugjeroj të gjithëve që nëse digjen të ruhen nga autoboti me ujë, ishte me shumë djegës. Ka një orë që është hedhur ujë drejt trupit tim. Jo për ti trembur njerëzit, sepse kalon shpejt. Por të kenë kujdes.

Kam telefonuar ambulancë për të marrë ambulancën, më thanë nuk kemi cfarë të bëjmë. Sugjerimi ishte që të pija një paracetamol”, tha gazetari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›