E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia flet për shtëpinë e Pezës: Nuk qe e nevojshme të ndërhynim, spati rezistencë

Tiranë, 02 qershor, NOA Policia e Tiranës ka qenë në shtëpinë e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza për t'i ardhur në ndihmë punonjësve të Ministrisë së Kulturës për sekuestrimin e objektit që është cilësuar si vlerë historike.

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës sqaron se kjo procedurë është normale në mbrojtje të punonjësve të Ministrisë dhe se policia nuk ka juridiksion të bëjë sekuestrime objektesh. Por, gjithashtu policia thekson se ndërhyja e tyre ka qenë e panevojshme duke qenë se nuk ka pasur asnjë rezistencë nga ana e pronarëve të shtëpisë.

Gjatë veprimtarisë së tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk janë penguar në veprimtarinë e tyre, nga asnjë person i interesuar dhe për pasojë nuk ka qenë e nevojshme asnjë ndërhyrje policore. Gjatë gjithë kohës punonjësit e policisë vetëm kanë qenë prezent në afërsi të këtyre ambienteve, thuhet në sqarimin e policisë.

Më tej, Policia e Tiranës sqaron se efektivat e saj nuk kanë bazë ligjore për të kryer sekuestrime ambientesh.

Sqarojmë opinionin publik, si dhe mediat që i kanë atribuar forcave të policisë, kryerjen e procedurave për sekuestrim ambjentesh apo për veprime të tjera, se praktika të tilla, nuk janë në procedurat standarde të Policisë së Shtetit, në rastet e mbështetjes të institucioneve qëndrore të administratës publike apo të njësive të qeverisjes vendore, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Policia shton se veprimet e sotme të strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, janë një praktikë normale pune në mbështetje të institucioneve qendrore dhe vendore të administratës publike dhe të pushtetit vendor.

Veprimi i policisë mbështetet në shkresën Nr.4470/1, të Ministrisë së Turizmit,

Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga neni 4 dhe 46 i Ligjit Nr.9749 Për Policinë e Shtetit.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›