E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia flet zyrtarisht per vrasjen e dyfishte ne Shkoder dhe kapjen e Tafilaj

Admir Tafilaj

Tirane 18 Mars 2011 NOA 8211 Operacioni per kapjen e shtetasit Admir Tafilaj eshte konkluduar me sukses rreth ores 18.15 te dites se sotme pas kerkimeve intensive te kryera nga policia si dhe ne saje te informacioneve te sakta te grumbulluara nga strukturat e policise.

Pohimin e beri para pak minutash Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Klejda Plangarica zedhenese e kesaj drejtorie i tha agjencise NOA se kapja e Tafilaj erdhi si rezultat i nje operacioni te mireorganizuar nga Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si dhe forcat Speciale RENEA.

Ne momentin e kapjes Admir Bahri Tafilajt 35 vjec nga Shkodra i eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete tip TT e cila ishte e mbushur si dhe kater krehra me fisheke.

Ndersa aktualisht nga strukturat e Policise se Shtetit vazhdon puna per dokumentim e plote ligjor te ngjarjes se ndodhur. Por materialet procedurale ne ngarkim te Admir Tafilaj do ti kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise se rrethit Shkoder.

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT11 = params wmode opaque allowscriptaccess always allownetworking all flashvars file http3A2F2Fwww.youtube.com2Fwatch3Fv3DQXyW54yo9Q26feature3Dchannelvideotitle volume 80 bufferlength 8 quality false logo.file http3A2F2Fnoa2.noa.al2Fwp-content2Fuploads2Fvideos2Fnoa-logo-jw.png image http3A2F2Fi.ytimg.com2Fvi2FQXyW54yo9Q2F0.jpg title Vrasja20ne20Shkoder20-201820mars202011 linktarget self attr id WT1 name WT1 start function swfobject.embedSWFhttp//noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf WT11 600 400 9.0.0 false this.flashvars this.params this.attr WT11.start

Ky shtetas nga hetimet e deritanishme rezulton te jete autori i dyshuar i vrasjes se dyfishte te ndodhur sot rreth ores 07.10 ne fshatin Grude Komuna Rrethina Shkoder ku mbeten te vrare shtetasit Nike Pjetrushi 43 vjec dhe Gjovalin Pjetrushi 25 vjec 8211 tha zyrtarisht Plangarica.

Tafilaj ishte larguar nga vendi i vuajtjes se denimit Shen Koll Lezhe me date 2 tetor 2010.

Emri i Admir Tafilaj ne listen e te kerkuarve per policine dhe opinionin shkodran eshte mjaft i njohur nga koha kur atij iu vra babai Bari Tafilaj ne gusht te vitit 2000 menjehere pas vrasjes se ish-drejtorit te Policise Arben Zylyftari.
Bari Tafilaj u akuzua bashke me te birin Gencin i cili aktualisht ndodhet ne burg si vrases te Zylyftarit ne nje operacion policor.
Kjo ngjarje u percoll ne opinion me mjaft mister dhe me mjaft dyshime por perfundimisht gjykata denoi pikerisht vellezerit Tafili per vrasjen e Zylyftarit.
Ishte ky momenti kur ne opinion u lakua edhe emri i ish- shefit te Krimeve Prel Pjetrushi i akuzuar nga familja Tafili si shkaku i vrasjes se Bari Tafilit ne Kiras te Shkodres.
Midis ketyre dy familjeve pavaresisht nga ajo zhvillohej ne dyert e drejtesise u vendos kodi i hakmarrjes.
Djemte e Tafilajve per policine e Shkodres tashme kishin hyre ne listen e atyre njerezve qe kerkonin te merrnin gjakun e babait te tyre tek familja Pjetrushi.
Askush nuk e zbuloi deri ne kete moment se cili ishte pozicioni i Prel Pjetrushit ne ate ngjarje te bujshme ku mbeten te vrare drejtori i policise Arben Zylyftari dhe Bari Tafili por vrasja e vellezerve te tij e rikthen emrin e tij ne skene.
Nderkaq vetem pak kohe me pare per shkak te sjelljes se mire ne qeli dhe justifikimit se shpesh ishte ne gjendje jo te mire shendetesore 41 vjecari Admir Tafiaj i burgosur ne Shenkoll te Lezhes perfitoi nje tete ore leje per te shkuar ne shtepine e tij ku dhe beri nje arratisje spektakolare per te cilen u ndeshkuan drejtues e shume punonjes policie. Admir Tafili eshte arrestuar ne vitin 2001 dhe akuzohet ti kete bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Pjeter Petrushi. te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bahri Tafilin.
Perpara arrestimit ne Shqiperi kishte kryer nje arratisje po te bujshme edhe ne shtetin zviceran ku po vuante denimin per ceshtje droge.
Pasi u arratis nga Zvicra ai eshte kthyer ne Shkoder duke perpiluar brenda nje kohe te shkurter planin e hakmarrjes nga ku ne nje prite plagosi ish-shefin e Malesise se Madhe.
Ne shkurt te 2009-es Tafili doli para gjykates per te deshmuar mbi nje arratisje tjeter te bujshme ate te Burrelit ku duke prere hekurat e burgut dy te denuar te perjetshem dolen nga sektori B i ketij burgu per tu arrestuar ore me vone.
Ne tetor te 2010-s rreth pese muaj me pare ai arriti te ekzekutonte me sukses planin e tij per tu arratisur nga burgu i Shenkollit.
Aktualisht ai eshte i lire dhe i shpallur ne kerkim dy here per arratisje nga burgu dhe si person i dyshuar per vrasjen e vellezerve Pjetrushi ne Grude te Shkodres.

e.t/NOA

Lajme te ngjashmeVrasja e dyfishte ne Shkoder kapet ne Tirane Admir TafilajPolicia e Shkodres flet per vrasjen e dyfishteUrgjent/ Vriten ne prite 2 vellezer ne ShkoderPas 16 ore rrethimi ne pyll kapet zjarrvenesi Jetmir LakjaPolicia flet per vrasjen e te burgosurit ne Shkoder LidhjeAdmir Tafilaj Arben Zylyftari Bari Tafilaj burgu i Shenkollit familja Pjetrushi Gjovalin Pjetrushi Grude Kiras Nike Pjetrushi Policia e Shkodres policia e shtetit Policia e Tiranes Prel Pjetrushi Shkoder Tirane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›