E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nga Durresi 2013-ta do te deshmoje edhe nje here se cili je ti Edi Rama

Kryeministri Berisha ne Durres

Durres 18 mars 2011 NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha diten e sotme u ndal ne qytetin Durresit ku ka qene i pranishem ne inaugurimin e perfundimit te rikonstruksionit te rruges Glauki ne kete qytet nje investim qe kap vleren e 120 milion lekeve.

Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine per inaugurimin e kesaj unaze e cila theksoi ai ka te gjitha parametrat e nje bulevardi te vertete.

Ai e cilesoi kete fushate si fushate per qytetarin si dhe garantoi se ne kete mandat do te marre zgjidhje perfundimtare problem i ujit te pijshem ku nje linje e re po vendoset nga Fushe-Kuqja ne Durres.

Ai theksoi se nje tjeter ujesjelles do te ndertohet ne Skuran te cilet do te furnizojne me uje te pijshem 24 ore.

Duke folur per zgjedhjet vendore te 8 majit kryeministri tha se Ne kete fushate si ne cdo fushate tjeter ne do te qendrojme ne politiken ne alternativen e  vlerave.  Ne nisim fushaten e qytetarit me qytetarin dhe per qytetarin  dhe aleancen e kemi  quajtur  Aleanca per Qytetarin sepse ne nuk mund te kemi interesa te tjera pervec  interesave tuaja dhe te femijeve tuaj sepse ne nuk mund te kemi vlera te tjera vecse atyre qe ndajme me ju sepse ne nuk mund te kemi kulture tjeter  vecse besimit  tek njeri- tjetri besimit tek vlerat e perbashketa tek  familja tek komuniteti tek qyteti tek komuna tek Shqiperia.

Te pranishem gjate inagurimit

Duke iu referuar Partise Socialiste dhe kreut te saj Edi Rama Kryeministri Berisha tha Kundershtaret tane premtojne se do te vazhdojne alternativen e bllokimin alternativen e  nihilizmit ju bej thirrje ndiqini kur flasin dhe do te konstatoni se nga buzet e tyre dalin vetem mohime nga  goja  e tyre dalin vetem mashtrime.  Ata betohen  se do ta bejne  politike kete beteje. Ne ju themi atyre se ne kete beteje e kemi per vlerat e kemi per interesat e qytetareve shqiptare e kemi  per femijet e tyre por sa per politike dua ti them  shokut Rama prit 2013 se do te deshmojme dhe njehere se cili je.

Ai i kujtoi kryeopozitarit edhe rezultatet e vitit 2005 dhe ato te 2009-es duke u shprehur serish optimist per rezultate te suksesshme ne zgjedhjet e majit.

Nder te tjera ai pershendeti edhe  komisionaret e te gjitha forcave politike dhe i ftoi ata qe ta bejne kete proces procesin me te besueshem  me te mire qe ka njohur  Shqiperia dhe shqiptaret.

Zgjedhjet e 8 majit kreu i qeverise i vleresoi si nje fitore thelle per Partine Demokratike.  Le ta shnderrojme ne  kete fushate ne fushaten e debatit te madh per interesat tona. Le te ndertojme ne se bashku ne kete periudhe projektet e Shqiperise vend i zhvilluar le te ndertojme ne projektet e Durresit Shijakut Ishmit Krujes Fushe-Krujes mbare Shqiperise tha ai.

Kryeministri Berisha permendi edhe investimet e bera ne vend si dhe dyfishimin e  rrogave te arsimtareve rrogat e mjekeve e infermiereve dhe ne teresi rrogat e administrates si dhe dyfishimin e te gjitha pensioneve minimale.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmenuk presim nga Saliu8230Edi Rama Do rikandidoj apo 8230 do e mesoni ne 21 marsRama Vetem PS rikthen shpresen dhe i nxjerr nga burgu i padrejtesise shqiptaretRama Fajin e ka Saliu edhe per varferine edhe per drejtesine ai mbulon krimin shteteror Rama krereve te PES Nevojitet zgjidhje e menjehershme korrupsioni ka ngrire vendin Lidhje2005 2013 Durres dyfishimi i rrogave edi rama fushate inaugurim investime komisionere Kryeministri Berisha rruga Glauki zgjedhje 2009 zgjedhjet e 8 majit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›