E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia gjen dhe kthen te familja 2-vjeçarin e humbur në Velipojë

TIRANË, 17 gusht /ATSH / Policia në Velipojë, ka reaguar me shpejtësi duke bërë të mundur gjetjen e një djali 2-vjeçar, i cili ishte larguar nga prindërit në plazh.

Policia njofton se, punonjësit e Policisë në Velipojë ia dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, djalin 2-vjeçar. Salla Operative e Stacionit të Policisë Velipojë u njoftua nga një familje pushuesish se djali i tyre i mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë në zonën e plazhit u angazhuan në kërkime intensive në terren. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, gjetjen e tij dhe ia dorëzuan familjes. Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, veçanërisht në zonat e mbipopulluara, si plazhet. e.xh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›