E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia gjermane largon protestuesit anti-berthamore nga hekurudha

Mijera police gjermane nderhyn sot per te hequr protestuesit anti-berthamore ne disa pika pergjate nje linje hekurudhore ku do te kalonte nje ngarkese e debatueshme e shufrave te karburantit berthamor nga Franca drejt nje depoje ne veri te Gjermanise.
Treni hyri ne Gjermani te shtunen nga nje fabrike riperpunimi ne veriperendim te Frances. Perpara kalimit te kufirit demonstruesit franceze organizuan nje numer protestash qe kane ngadalesuar perparimin e trenit i cili u nis nga Franca veriore javen e kaluar.
Dergesa e perbere nga 11 konteniere me mbetje berthamore pritet te arrije ne destinacionin e saj perfundimtar ne nje depo prane qytetit verior te Dannenberg sonte vone ose te henen.
Policia prane Dannenberg-ut te dielen u perpoq  te largonte kater protestuesit qe kishin lidhur duart e tyre ne hekurudhe.
Dergesa vjetore nga Franca ka qene ne qender te protestave anti-berthamore ne vitet e fundit. Protestuesit pretendojne se dergesat nuk jane te sigurta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›