E Diel, 1 Nëntor 2026

Princi Uilliams merr pjese ne nje mision kerkim-shpetimi

Piloti i helikoptereve i Forcave Britanike Ajerore princi William sot iu bashkua nje misioni kerkim-shpetimi per ekuipazhin e nje anije ruse mallrash qe u mbyt ne nje stuhi te ashper ne detin irlandez.
Dy anetare te ekuipazhit u  pane kapur pas nje varke shpetimi heret ne mengjes dhe u ngriten nga nje helikopter i cili drejtohej nga prinici William dhe nje pilot tjeter. Pese anetaret e tjere te ekuipazhit nuk jane gjetur ende kurse nje tjeter eshte konfirmuar se ka vdekur.
Zyrtaret e rojes bregdetare thane se anija 81-metra e gjate leshoi nje sinjal rreziku pasi ishte goditur nga nje vale e madhe ne brigjet e veriore te Uellsit.
Autoritetet thane se anija ishte duke transportuar mijera tonelata me gure gelqeror nga Uellsi ne ishullin Wight.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›