Policia greke hap Akropolisin e bllokuar nga protestuesit

Policia ne Greqi hyri me force ne nje nga pikat turistike me te rendesishme te vendit Akropolisi pasi protestuesit e mbyllen per te dyten dite. Policia hyri nga nje porte anesore dhe perdori gazin lotsjelles per shperndarjen e protestuesve te cilet kishin bllokuar hyrjen kryesore te qendres.
Punonjesit e Ministrise se Kultures po protestonin per pushimin nga puna te kolegeve kontratat e te cileve skadojne ne fund te muajit. Ata i kerkojne gjithashtu qeverise tu jape rrogat e papaguara per disa muaj.
Dhjetra turiste ndodheshin sot tek Akropolisi qe eshte nje nga monumentet e Trashegimise Boterore te UNESKO-s. Atje ndodhen germadhat e disa tempujve te lashte greke mes tyre edhe Partenoni i famshem.