E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen Aleanca e gatshme te ndihmoje qeverine afgane ne bisedimet me talebanet

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se aleanca eshte gati te ndihmoje qeverine afgane ne perpjekjet per te vazhduar bisedimet e paqes me talebanet.

Zoti Rasmussen u tha sot gazetareve ne Bruksel se forca e udhehequr nga NATO-ja ne Afganistan eshte gati te jape ndihme praktike per perpjekjet e ripajtimit. Ai nuk dha hollesi. Por shefi i NATO-s vuri ne dukje se aleanca do te vazhdoje presionin ushtarak ndaj talebaneve.

Keto komente shefi i NATO-s i beri pasi nje zyrtar tjeter i aleances tha dje se NATO ka ndihmuar ne kalimin e sigurte te komandanteve talebane ne Kabul dhe se udhetime te tilla do te ishin shume te veshtira pa pajtimin e aleances perendimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›