Policia greke kap shqiptarin me 2 kg heroinë
JANINE- Nje shqiptar eshte arrestuar nga policia greke, duke transportuar nje sasi prej 2 kilogramë drogë, të llojit heroinë.
Sipas policise sekuestrimi i droges eshte bere ne kilometrin e 5, ne thelelsi te kufirit Kakavije-Janine, nderkohe qe droga kishte kaluar nga Shqiperia dhe dyshohet te kete pasur si destinacion Athinen.
Identiteti i shqiptarit nuk eshte bere i ditur, por theksohet se heroina ishte fshehur në filtrat e ajrit të makinës. Piro Nase