E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke u kërkon shqiptarëve 5 mijë euro garanci për të kaluar kufirin

Emigrantët shqiptarë që ka dashur të kalojnë kufirin për në Greqi kanë hasur një problem i shkaktuar nga policia kufitare greke.

Për kalimin e shqiptarëve, policia greke në kufi u ka kërkuar 5 mijë euro si garanci për ditët e qëndrimit, transmeton shekulli.

Kjo është arsyeja që dhjetëra qytetarë janë në pritje për të hyrë në shtetin fqinj.

Në vijim pritet që situata të sqarohet dhe qytetarët të kalojnë kufirin e Kapshticës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›