E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia italiane sekuestron 10 milione dollare fallco

Policia italiane ka sekuestruar shumen rekord prej 10 milion dollaresh fallco dhe nje arsenal te madh armatimesh, qe i perkisnin nje bosi mafioz sicilian . Shuma gjigande u zbulua e paketuar ne disa pako qe ishin futur ne nje shtese brenda murit, ne shtepine e Fabio Manios , njerit prej te arrestuarve ne super operacionin antimafie ne dhjetor . Policia deklaron se shuma ishte e nje cilesie shume te mire dhe se shpejti do dilte ne treg. Manio besohet se eshte nje nga personat me te afert me super mafiozin Gaetano La Presti qe njihet si nder boset e Koza Nostres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›