E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: Vendet muslimane të njohin Kosovën

Londër -Shefi i diplomacisë britanike David Miliband, ka kërkuar nga vendet muslimane njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjatë një fjalimi të mbajtur në endrën për Studime Islamike në Oxford, Miliband ka theksuar se duhet të këtë një bashkëpunim më të madh në mes botës perëndimore dhe asaj myslimane.

APP ka raportuar se sekretari Miliban po ashtu ka kërkuar një bashkëpunim me të thellë në mes perëndimit dhe vendeve myslimane për rastin e Kosovës, i cili ka një popullsi myslimane prej 90 për qind. “Dhe ka rëndësi shumë të madhe që të jemi të involvuar dhe të sigurojmë pavarësinë e Kosovës dhe kështu të largohemi nga armiqësia e viteve ‘90 dhe të ndërtojmë një të ardhme paqësore dhe me perspektivë. Ne shpresojmë shumë që në Konferencën e Islamike që do të mbahet javën e ardhshme të mbështetet me një deklaratë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës”-theksoi Miliband.

Kryediplomati britanik, tha më tej se Britania mbështet reformat për një sistem ndërkombëtarë që institucionalizon marrëdhëniet e ngushta politike në mes vendeve perëndimore dhe atyre myslimane.

Kosova është njohur nga disa vende muslimane, duke përfshirë këtu edhe Arabinë Saudite, vendi me më rëndësi në Konferencën Islamike, e cila ka premtuar se do të lobojë për zgjerimin e njohjes së shtetit të ri edhe nga vendet e tjera të Gjirit Persik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›