E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, lejon zhvillimin e mitingut të PS

Policia e Tiranës i ka dhënë leje Partisë Socialiste të zhvillojë mitingun në bulevardin "Dëshmorët e kombit". Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës fakti që tubimi i njoftuar nga Partia Socialiste ka një shtrirje nga kryeministria deri tek galeria vë në vështirësi ruajtjen e rendit publik dhe si të tillë policia ka kërkuar organizimin e mitingut në sheshin "Nënë Tereza". Më tej policia e Tiranës ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është pranuar nga Partia Socialiste duke mos reflektuar qëndrimin ligjor pa njoftuar paraprakisht ka shkuar të vendosë materialet për fushatën. Gjithashtu policia ka bërë thirrje për bashkëpunimin e subjekteve politike dhe u shpreh gjithashtu se do të vijojë të ruajë rendin dhe qetësinë publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›