Berisha: Incidenti, një provokacion ordiner i Ramës

Incidenti i ndodhur mes PS-së dhe policisë së shtetit është një provokacion ordiner i organizuar nga Edi Rama. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp. Sipas tij ky provokacion është bërë sepse Rama nuk i mbush dot sheshet duke shtuar se ai zgjedh vende të ngushta dhe jo hapësira. Berisha gjithashtu shtoi se këto provokacioni nuk mund të ndikojnë te rezultati përfundimtar i vëzhguesve të fushatës elektorale. "Ka një traditë, mitingjet për 20 vjet janë zhvilluar në dy sheshet. Absolutisht, në qoftë se zotëria e tij do të kërkonte sheshin "Skënderbej", unë isha i gatshëm ta ripozicionoja orarin, jo të ikja nga sheshi, se këto janë mitingje përmbyllëse" ka theksuar Berisha.