E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku: Më thanë, këtu ka ligje nuk është si në Kosovë

Policë maqedonas kanë ndaluar reth orës 1 e 15 minuta ekipin e televizionit Klan Kosova, i cili ka arritur në Shkup për të raportuar për situatën pas ngjarjeve të dhunshme në Shkup.

Gazetari Kushtrim Sadiku dhe kameramani Arben Restelica janë ndaluar në afërsi të Bit Pazarit dhe janë mbajtur rreth 30 minuta.

“Maqedonia është një shtet fashist e policor, ku media shkelet në mënyrën më të poshtër e të drejtat e njeriut nuk respektohen fare. Sot në qendër të Shkupit, policia e uniformuar dhe officerët civile të kunderzbulimit, duke mos u legjitimuar fare më ndaluan të filmoj dhe të kryej detyren time profesionale, pa asnjë justifikim”, ka thënë Sadiku për Indeksonline.

Më pas ata i kanë lënë të lirë po me paralajmërim se nuk guxojnë të bëjnë xhirime.

“Madje më thanë se këtu ka ligje e në shtetin qe vij une nuk po respektoka ligji, me fjalet me denigruese e kërcënuese.
Më liruan pas gjysme ore, falë intervenimeve të kolegeve nga e përditshmja Lajm Maqedoni, por policët nuk harruan të më urdhërojnë për të mos xhiruar më”,ka shtuar Sadiku.

Sipas tij kjo dëshmon më së miri kontrollin që pushteti-fashist e bën ndaj medias, dhe çfarë të drejta qytetare ka një gazetar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›