Karzai Britaniket na sollen mashtrues ne bisedime

Shefi i stafit te Presidentit afgan Hamid Karzai tha se autoritetet britanike sollen komandat te rreme taliban ne bisedime te ndjeshme me autoritetet afgane.
Nga ana tjeter Ambasada britanike refuzoi te konfirmonte ose te hidhte poshte pretendimet e bera gjate nje interviste per te perditshmen The Washington Post.
Nje njeri i pershkruar si Mullah Mansour komandant i larte Taliban thuhet se eshte marre ne Kabul per nje takim direkt me Presidentin Hamit Karzai.
Tani eshte deklaruar se ai ishte vetem nje dyqanxhi pakistanez nga Kueta. Mashtruesi eshte zhdukur pas marrjes se qindra mijera dollareve per bashkepunimin e tij ne procesin e pajtimit me Talibanet.
Zyra e Presidentit Karzai akuzon autoritetet britanike per kete arratisje duke argumentuar se ai ishte sjelle ne takim nga ambasadoret britanike.
Nese ka vertete nje perfshirje britanike BBC ngre pyetjen nese kjo ishte vetem nje mbeshtetje logjistike apo ka dicka me teper
Negociatat e plota per ti dhene fund konfliktit duken ende larg dhe rasti i mashtruesit nuk e ka ndihmuar ceshtjen.