Policia masa në pikun e pushimeve, fletëpalosje për ndërgjegjësim
Vlorë- Policia e Vlorës ka bërë me dije masat që ka marrë për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2013 për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Kreu i policisë, Artan Cuku tha sot në një konferencë për mediat se në gjithë qarkun. Pavarësisht se komisariatet në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë janë në gadishmëri 24 ore edhe ka 8 posta policie përgjatë bregdetit jugor të vendit.
Ndër të tjera Cuku tha deri tani Vlora mund të konsiderohet e qetë.
Në pikat hyrëse e dalëse të Qarkut të Vlorës janë vendosur efektivë policie që i bëjnë promocion policisë dhe rendit duke shpërndarë fletëpalosje. Në të cilat janë kontaktet me policinë. Ndërkohë po sot nisi shpërndarja e fletëpalosjeve në çdo aks nacional të qarku Vlorë.