E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Cënimi i votës, përballje me ligjin. KQZ-ja po operon me dy standarte

LUAN-RAMA-konferenceeTiranë- LSI-ja ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po operon me dy standarte. Në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama paralajmëroi se kushdo që cenon rezultatin zgjedhor të 23 qershorit ku e majtë fitoi bindshëm do të përballet me ligjin.

…qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është i qartë, është i prerë, që cilido individ dhe cilado trupë zgjedhore në të gjithë nivelet e hierarkisë së trupave zgjedhore referuar kodit zgjedhor, që ka vënë dorë, që ka cenuar, që ka deformuar apo që ka kontaminuar procesin zgjedhor duhet dhe do të përgjigjet ligjërishtt”,-paralajmëroi ai.

“Vendimi i djeshëm dhe veprimi i sotëm i gjysmë-Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mesa duket dhe mesa po shfaqet nuk është gjysmak vetëm për nga numri i përbërjes, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj gjysmë-KQZ-je si një instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe ndoshta mundësisht edhe komprometimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe të cilësisë së procesit zgjedhor…Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj edhe një fakt tjetër që dëshmon se kjo gjysmë-KQZ po aplikon, në kundërshtim me ligjin, dy standarde. Kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës legjitime dhe të argumentuar që bëri Lëvizja Socialiste për Integrim për rinumërim të votave në 15 kuti apo në 15 qendra votimit të Qarkut të Kukësit. Kërkesë që nuk u pranua nga kjo gjysmë-KQZ, ndërkohë që për rastin e Lezhës, apo të Qarkut të Lezhës, aplikon një standard të ndryshëm, një standard tjetër edhe pse nuk kërkoi njeri rinumërimin e qendrave të votimit në të gjitha KZAZ-të e kësaj zone zgjedhore, ashtu siç veproi edhe me Qarkun e Shkodrës”,- tha Rama.

LSI-ja e cilësoi sjelljen e KQZ-së reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen në 23 qershor të demokratëve.

“Natyrisht edhe kjo sjellje më e fundit e kësaj gjysmë-KQZ-je është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik që qytetarët shqiptarë i dhanë Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj. Më lejoni të bëj të qartë dhe të ditur, që jo vetëm kjo gjysmë-KQZ, por askush nuk do të mund të kompromentojë dhe të tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, që është jo vetëm i qartë dhe i pastër, por është bindës për vullnetin politik dhe qytetar të mazhorancës së shqiptarëve, që votuan të jetë mazhorancë koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane”,- theksoi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›