E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia merr masa për protestën/ Bllokohen disa akse rrugore, “blindohet” bulevardi

Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike, policia ka marrë masa për bllokimin e disa akseve rrugore.

Bëhet fjalë për bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardin “Bajram Curri” dhe atë “Zhan D’ark”. Po ashtu edhe rruga “Gjergj Fishta” do të jetë e bllokuar.

Burime bëjnë me dije se do të ketë forca të shtuara policore në këto segmente rrugore, të cilat do të mbikëqyrin gjithashtu bulevardin qendror ku do të mbahet tubimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›