Policia merr në mbrojtje familjen e Kollozit, policia liron 9 të dyshuarit: Kanë alibi
Policia e Vlorës ka liruar nëntë personat, që ishin shoqëruar pas shpërthimit të eksplozivit në pallatin ku jeton Ardian Kollozi, kandidati i Partisë Demokratike për Vlorën.
Nëntë persona të dyshuar u shoqëruan një ditë pas ngjarjes së ndodhur te pallati që ndodhet pranë kryqëzimit Rinia në Vlorë. Shoqërimi i tyre u bë duke u nisur nga imazhet e fiksuara prej disa kamerave të bizneseve private në zonë. Nuk ka prova për të mbajtur në qeli ndonjërin nga të ndaluarit, thanë burimet për gazetën Panorama.
Ndërkohë nga ana e Drejtorisë së Policisë së qarkut Vlorë, është lënë në ruajtje një efektiv në hyrje të pallatit ku banon familja Kollozi./ep