E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet pedofili 60- vjeçar në Korçë, abuzoi me një 12- vjeçare

Pranga_Duar1Një 60-vjeçar është vënë në prangat e policisë nën akuzën e abuzimit seksual me një të mitur.

I arrestuari është Vangjel Hoxha, 60 vjeç, pas denoncimit në polici të babait të vajzës 12 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën e Maliqit në rrethin e Korçës.

Sipas rrëfimit të së miturës, Hoxha ka kryer vepra të turpshme me të në një lagje periferike të qytetit të Maliqit.

Nën gjendjen psikologjike të rënduar, vajza u ka treguar prindërve veprimet e të moshuarit.

Personi është i dyshuar edhe për abuzime seksuale me fëmijë të tjerë./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›