E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e reja të lejuara, do të përballet me pasojat

Policia e Shtetit është duke kryer monitorime në të gjithë territorin për të mos lejuar që niveli i zhurmave të kthehet në shqetësim për turistët dhe qytetarët.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka ndarë pamje nga momenti i punës së policisë gjatë monitorimit të zhurmave.

Në postimin e tij Lamallari shkruan se kush lëshon muzikën mbi normat e reja të lejuara, do të përballet me pasojat.


Postimi:

Në zbatim të udhëzimit të rishikuar për nivelin e lejuar të zhurmave, Policia e Shtetit po kryen monitorime në të gjithë vendin për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për çdo pushues, familje e vizitorë. Kush lëshon muzikën mbi normat e reja të lejuara, do të përballet me pasojat.

‼️Nga ora 20:00 – 24:00 niveli i lejuar i matur në mjediset publike është deri në 45 dB.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›