E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ndjek makinën që del nga Lazarati, gjen në të 196.4 kg drogë

Policia e Gjirokastrës vijon të sekuestrojë sasi të konsiderueshme droge që del nga Lazarati. Mbrëmjen e së premtes patrulla e policisë ndoqi një automjet pa targa, që sapo kishte dalë nga Lazarati, dhe pas kontrollit zbuloi në të 196.4 kg marijuanë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për tu ndalur, por ka tentuar të largohet derisa makina i është fikur në rrugë dhe më pas është larguar me shpejtësi, duke përfituar edhe nga errësira.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, ndërkohë që ka nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›