Policia ne gatishmeri per zgjedhjet

Te dielen tjeter ne votimet lokale do te jene ne gatishmeri rreth 6500 forca policore ne te gjithe territorin e Shqiperise. Incidentet e deritanishme ne fushaten elektorale aktet e dhunes shperthimet me lende ekplozive demtimet e zyrave elektorale te kandidateve deklaratat e nxehta mes subjekteve politike etj kane krijuar nje lloj klime tensioni kur duhen dhe pak dite nga votimet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Brendshem Bujar Nishani
Per ministrin e Brendshem Bujar Nishani detyra e policise se shtetit eshte qe te parandalohet ose te trajtohet konform ligjit cdo akt qe do te cenoje normalitetin e procesit zgjedhor. Ne nje bisede me DW-ne Nishani perserit disa here se misioni kryesor i policise se shtetit eshte krijimi i nje klime sa me te qete dhe te sigurte per qytetaret qe ata te shprehin lirshem te drejten e votes me 8 maj. Sipas tij dy dokumentet e rendesishme qe orientojne dhe garantojne standardet si ato te vendeve te BE-se jane ligji per funksionet e policise se shtetit dhe kodit elektoral ne pjeset qe percakton te drejtat dhe detyrat e saj ne te gjithe procesin. Nje element i rendesishem gjykimi per mua eshte dhe trajnimi i specializuar dhe i specifikuar qe ka kryer trupa policore nga drejtuesi me i larte deri tek punonjesi me i thjeshte ne grade ne dy aspekte. Ne njeren ane ne njohjen e detajuar te detyrave te tyre ne njohjen e pergjegjesive te tyre ne njohjen e detajuar te kufizimeve dhe nga ana tjeter tek pervoja pozitive qe ka policia prej kohesh.
Trajnimi i punonjesve te policise
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Poster me kandidatin e Aleances per te ardhmen Edi Rama
Nje pike orientuese e punes se policise ne procesin zgjedhor eshte bashkepunimi me nderkombetaret. Dy nga programet kryesore qe asistojne dhe monitorojne uniformat blu ne Shqiperi jane misioni PAMECA i BE-se dhe misioni ICITAP i Departamentit te Drejtesise te SHBA. Keto dy misione nepermjet eksperteve te tyre do te jene ne te njejten kohe dhe monitorues te menyres se si policia e shtetit ka perballuar dhe do te perballoje kater fazat e procesit zgjedhor periudhen para elektorale pjesen e mbetur nga fushata elektorale diten e votimit dhe fazen e fundit qe ka te beje me numerimin e votive dhe shpalljen e rezultatit perfundimtar.
OSBE akordon telefona satelitore per komunikimin mes njesive policore
Aktive ne mbeshtetjen e policise se shtetit eshte zyra e OSBE ne Shqiperi qe mori pjese ne fushaten e trajnimit me punonjesit e policise. Ne fillim te javes shefi i zyres ambasadori Eugen Wolfrath i ka vleresuar maksimalisht pergatitjet qe ka bere policia shqiptare per zgjedhjet sic ka deklaruar ai e pergatitur sic duhet dhe plotesisht e ndergjegjshme per nevojen e mbajtjes se zgjedhjeve te lira dhe akses te lire ne mbeshtetje te qytetareve. Ambasadori Wolfarth konfirmoi projektin mbeshtetes te policise ne diten e zgjedhjeve ku OSBE-ja do ti akordoje nje sasi telefonash satelitore per te mbuluar komunikimin mes njesive policore ne zonat me te thella rurale te vendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Poster me kandidatin e Aleances per qytetarin Lulzim Basha.
Ministri i Brendshem Bujar Nishani permend dhe nje kontribut tjeter te eksperteve te OSBE-se ne kete faze te procesit zgjedhor. Te cilet jo vetem kane qene te perfshire ne trajnimet dhe ne pergatitjen e udhezuesve te ketyre trajnimeve por dhe permes botimit te nje lsquolibri xhepi qe eshte nje udhezues per cdo punonjes policie gjate gjithe dites se zgjedhjeve dhe me pas se si ai duhet te perfshihet te kryeje detyrat e tij. Pra qofte OSBE qofte dhe dy misionet nderkombetare te BE-se dhe Departamentit te Drejtesise se SHBA kane qene dhe jane duke punuar ngushtesisht me strukturat e policise se shtetit.
Nisur nga vleresimet pozitive qe ka patur ne raportin perfundimtar te vezhguesve te OSBE/ODIHR-it ne zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe ato parlamentare te vitit 2009 per punen dhe angazhimin e policise se shtetit ministri Nishani shprehet ne menyre figurative se per votimet e 8 majit 2011 do te vijoje eksperinca pozitive ne ruajtjen e standardeve europiane dhe ajo do te marre nje medalje tjeter ne flamurin e saj.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica