SHBA dënon shtypjen “barbare” në Siri
Departamenti amerikan i shtetit i ka cilësuar si barbare masat e regjimit të presidentit të Sirisë Bashar al-Asad për të shtypur protestat antiqeveritare që tashmë kanë përfshirë të gjtihë vendin.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë deklaruar se më shumë se 560 civilë janë vrarë që nga fillimi i protestave në qytetin jugor Dera në muajin mars.
Javën e kaluar, regjimi i Asadit dërgoi tanke kundër protestuesve në Dera, ku raportohet për arrestime masive.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner tha se përdorimi i tankeve, arrestimet arbitrare dhe ndërprerja e energjisë slektrike në Dera janë akte "barbare që paraqesin ndërshkime kolektive të civilëve të pafajshëm".