E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia niset per 1 te kerkuar kap kater

Legnano 13 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- 23 vjecari Elton Sterkaj u arrestua pak ore me pare ne Legnano te Italise pasi akuzohej se ishte bashkepunetor me italianin Alessandro Vignati per te pakten 3 nga 5 grabitjet e bera pranveren e kaluar ne disa pika karburanti.
Pas nje ndjekje te ndodhur ne qendren historike ne Legnano u prangos 23 vjecari shqiptar i cili ishte venen ne shenjester te policise prej disa kohesh.
Sterkaj u ndalua nga policia menjehere sapo doli nga shtepia ku i paraqiti policise nje dokument te falsifikuar.
Djali e kuptoi menjehere se ishte zbuluar dhe synoi te arratisej por arratia zgjati vetem pak minuta pasi policia arriti qe ta kape dhe ta dergoje ne ambientet e paraburgimit.
Nderkaq gjate kontrollit ne shtepine e cila figuronte ne emrin e tij policia gjeti 5 gram kokaine si dhe tre bashkepunetore te tij qe te tre shqiptare por me leje qendrimi te rregullt ne Itali.
Bashkekombasve te Sterkaj iu gjet gjysme kilogram pluhur i bardhe dhe pas kesaj edhe keta tre u arrestuan.
Sipas policise thuhet se vjedhjet nga ana e Sterkaj jane kryer ne kufi me Zvicren dhe se eshte e mundur qe kjo e fundit te kerkoje ekstradimin e tij.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›