E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia njofton kufizime të qarkullimit për koncertin “YE” në Kashar, ja akset që do të bllokohen

Radarët spiune të shpejtësisë, prej marsit gjobat me postë në shtëpi

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur se, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit muzikor “YE”, që do të mbahet sot në zonën e Kasharit, do të zbatohen masa të posaçme për menaxhimin e trafikut, duke përfshirë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Sipas njoftimit, nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e “Eiffel” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të jetë i aksesueshëm vetëm në sens daljeje për subjektet që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.

Në të njëjtin interval kohor do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës Durrës–Tiranë, në rrethrrotullimin e “Casa Italia”.

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 24:00, nuk do të lejohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”. Kufizime do të ketë edhe në segmentin rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Sponsorizuar

Policia paralajmëron gjithashtu se në aksin nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të krijohen bllokime të pjesshme, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë zbatimit të këtyre masave, në zonat e kufizuara do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre, të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve të Policisë të angazhuar në terren.r.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›