E Martë, 3 Nëntor 2026

Vritet me armë zjarri Aleksandër Koçeku në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në qarkun e Shkodrës, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi Aleksandër Koçeku.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit ose autorëve.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›