Shqiptari ne nje qender interneti Ulni zerin ose ju vrava
Korsiko 18 nentor 2010 - Do te duken arsye te parendesishme ato qe shkaktuan ngjarjen e rende ne fshatin Korsiko ne Piazza Fratelli Cervi ku mbeti nje person i vrare dhe nje i plagosur.
Sic raportojne mediat italiane autori i saj eshte identifikuar nje i ri shqiptar 29 vjecar. Incidenti ndodhi ne nje qender telefonike ku perdorej edhe interneti kur nje lufte shpertheu mes nje shqiptari dhe dy gjeorgjianeve ndersa i pari u ka kerkuar atyre te ulin zerin ndersa keta te fundit flisnin ne internet.
Menjehere shqiptari u ka nxjerre pistoleten ndersa ata nuk e kane pyetur shume teksa ai u thoshte te ulnin zerin.
Ne qendren e internetit u krijua nje panik i madh ndersa nje burre u qellua ne shpine dhe nje tjeter mbeti i plagosur dhe agresori ishte zhdukur por qe u kap pak me vone.
Nderkaq mesohet se versioni qe te pranishmit ne qendren e internetit i kane dhene policise duket se nuk e ka bindur fort ate prandaj hetuesit jane angazhuar te zbulojne se mos kishte ndonje lidhje mes shqiptarit dhe viktimave te kesaj tragjedie.
n.e/NOA