E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia pengon gjimnazistët e Kamzës të futen në Tiranë, efektivi i FNSH: Ç ‘punë keni ju me ata të tjerët, ikni në shtëpi se jeni kalamaj

Gjimnazistët e Kamzës, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, janë ndaluar nga policia.

fnsh te rinjte e kamzes

Të rinjtë janë penguar të vijojnë rrugën drejt kryeqytetit, ku synonin t’u bashkoheshin protestuesve të tjerë.

Gjatë përballjes me efektivët e policisë, një prej punonjësve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u është drejtuar gjimnazistëve me fjalët: “Ikni në shtëpi se jeni kalamaj, ç’punë keni ju me të tjerët?”.

Protestat e të rinjve që kane nisur prej disa ditësh lidhen me pakënaqësitë për arsimin dhe zhvillimet e fundit në vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›