Të rinjtë e Elbasanit dhe Gramshit bojkotojnë sërish mësimin, gjimnazistët dhe studentët në revoltë
Të rinjtë e Elbasanit kanë bojkotuar sërish mësimin ditën e sotme. Gjimnazistët e qytetit kanë dalë në protestë rrugëve të qytetit me brohoritje “Rama në burg, Berisha në burg”.

Pas tyre janë dhe forcat e policisë që shoqërojnë të rinjtë në marshimin e tyre.
Protesta e sotme në Elbasan është në vijim të protestës së djeshme në këtë qytet dhe në shumë qytete të vendit, ku ka patur edhe përplasje të ashpra me policinë.
Gjithashtu në protestë raportohet të kenë dalë edhe të rinjtë në Gramsh që kanë bojkotuar mësimin.