Policia përleshet me protestuesit në Baku
.jpg)
Policia e Azerbajxhanit ka përdorur plumbat e gomës, topat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e tubuar në Baku. Shërbimi azerbajxhanas i Radios Evropa e Lirë raporton për dhjetëra protestues të arrestuar.Protesta është mbajtur kundër vdekjeve dhe abuzimeve të dyshuara të rekrutëve në ushtrinë e Azerbajxhanit.
Më 8 mars janë arrestuar disa aktivistë, tre prej të cilëve janë akuzuar për posedim të paligjshëm të drogës dhe armëve. Opozita thotë se qeveria ka pasur qëllim të parandalojë protestën./Indeksonline/