E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia prangos dy persona brenda LDK-së

Përpilimi i listës së kandidatëve për këshilltarë në Kuvendin Komunal, në Degën e LDK-së në Prizren, është përcjell me tensione. Madje anëtarët e kësaj partie kanë kërcënuar zyrtarët e degës dhe lidershipin, në shenjë pakënaqësie me mospërfshirjen e tyre në këtë listë për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Zyrtarët e Policisë Rajonale të Prizrenit kanë konfirmuar për media ndalimin e dy personave të dyshuar për kërcenim, pasi që më parë zyrtarët e degës së LDK-së e kanë lajmëruar rastin në polici, shkruan Koha ditore.

Ndërkaq Nderim Gashi nga departamenti për informim i Degës së LDK-së në Prizren ka konfirmuar incidentet në zyrat e partisë, që, sipas tij, kanë ndodhur në dy raste.

“Ka pasur një prishje të rendit nga tre persona (babai me dy fëmijët), të cilët kanë pretenduar të futen me dhunë në listën e kandidatëve për këshilltarë. Ne u kemi sqaruar se nuk mundemi në këtë formë me i bë pjesë të listës, pasi që kriteret janë përcaktuar më herët”, ka thënë Gashi.

Sipas tije, në incidentin e parë kërcënimet kanë qenë të drejtuara ndajë zyrtarëve të Degës së LDK-së, sikurse edhe ndajë kryetarit Eqrem Kryeziu, i cili ën ato momente nuk ka qenë në seli. /Indeksoline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›