E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia prish billbordin e G99 ”Jo taksës së votës”

Policia ndërtimore ka prishur billboardin e lëvizjes G99 në autostradë, për heqjen e pagesës për kartat e identitetit, në të cilin shkruhet “Jo taksës së votës”. Përfaqësuesit e G99 e kanë cilësuar si një veprim represiv. 

TIRANE- Inspektoriati ndërtimor ndërhyn në heqjen e billbordit të G99, që mban thirrjen “hiqni taksën e votës”,në mbikalimin e Rinasit. Ky veprim është ndërmarrë pasditen e sotme nga ndertimorët të cilët përmes fadromave kanë filluar të shkulin nga vendi stendën. Përfaqësuesit e G99 e kanë cilësuar si një veprim represiv, politikë për të mbyllur gojën ndaj çdo mendimi të lirë.
Sipas tyre kjo është një tjetër ndërhyrje ndaj spoteve të G99, pas atij të ndoshur përara disa muajve dhe nuk është e denjë për një vend të anëtarësuar në NATO. (e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›