E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilisht, zhduket 50 vjecari, familjarët denoncojnë

Sic deklarohet nga familjarët, Vilson Meka me banim në Bilisht, në gjendje të rëndë psikologjike ka dalë rreth orës 5 të së shtunës nga shtëpia me makinën e tij tip Pezho 106 me targa DV 2703 A në ngjyrë gri dhe nuk është kthyer. 

BILISHT- Një 50 vjecar nga Bilishti është larguar nga shtëpia e tij pasditen e së shtunës, në drejtim të paditur.
Sic deklarohet nga familjarët, Vilson Meka me banim në Bilisht, në gjendje të rëndë psikologjike ka dalë rreth orës 5 të së shtunës nga shtëpia me makinën e tij tip Pezho 106 me targa DV 2703 A në ngjyrë gri.
Denoncimi është bërë nga familjarët dhe në policinë e qytetit, ndërkohë që kanë nisur dhe kërkimet. Djali i tij ka qënë personi me të cilin ka pasur dhe kontaktin e fundit, 50 vjecari Vilson Meka pak minuta para largimit nga banesa e tij.

Sipas familjarëve 50 vjecari Meka ka qënë i veshur me një xhup lëkure, bluze gri, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza. Familjarët e 50 vjecarit Meka nga Bilishti ,babait të dy fëmijëve, bëjnë thirrje për ndihmë duke lënë këtë numër kontakti, 069 30 32 800, për cdo person që mund ta ketë parë apo ka ndonjë informacion lidhur me të.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›