E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia reagon për helmimin e turistëve në Vlorë: AKU po punon për të përcaktuar shkakun

Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për 41 turistë polakë të helmuar. Turistët e helmuar janë paraqitur në spitalin e Vlorës, rreth orës 20:10. Ata kanë shfaqur simptoma helmimi nga ushqimi, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me të tjera instanca po punon për përcaktimin e saktë të rrethanave të helmimit.

“Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta”, thekson AKU.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›