Policia reagon për pamjet e të ndaluarve: S’janë në komisariat, por në një institucion shtetëror ku tentuan të hynin

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi dje pamje në rrjetet sociale, ku sipas tij shfaqen protestues të arrestuar të shtrirë përtokë në komisariat.
Berisha e cilëson situatën si “tortur kolektive” ndaj studentëve të arrestuar.
Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Tiranës sqaroi se “personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë”.
Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë.
/m.q/ /a.g/