E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla-Berishës: Mjaft i mbushe çantat e deputetëve me bombula zjarri

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha duke e akuzuar për përfshirjen e kandidatëve të PD-së në akte të dhunshme gjatë protestave.

Balla publikoi në rrjetet sociale pamjet e ndalimit të disa të rinjve të shoqëruar nga kandidatja e PD-së për deputete, Ilirjana Kuҫana të cilët mbajnë në çanta bombula zjarri.

“O Sali! Mjaft i mbushe çantat e deputetëve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë!”, shkruan Balla.

“Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri”, shkroi Balla krahas pamjeve.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›