Plagoset me thikë tranvestiti Anxhela

TIRANE-Një tranvestit, Fatjon Hoxha i njohur si Anxhela është plagosur mbrëmë në qendër të kryeqytetit me thikë. Sipas policisë, plagosja erdhi pas një konflikti mes saj dhe një shpërndarësi droge. Mendohet se Anxhela ka shkuar tek një i njohuri i saj në afërsi të gropës së “Ajdin Sejdisë” dhe i ka kërkuar atij që ta furnizojë më porcione droge. Policia beson se pas një konflikti verbal shpërndarësi i drogës duke dashur të përzërë e ka plagosur Anxhelën me thikë. Ajo është transportuar në spital, ndërkohë që mjekët thanë se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se edhe në momentin e plagosjes, ajo ka qenë nën efektin e drogës.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)