E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia rrëzon raportimet në media: 9-vjeçarja nuk është dhunuar para se të mbytej!

Policia e Shkodrës ka reaguar mesditën e së dielës sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku nëna bashkë me tre fëmijët e mitur dyshohet të jenë hedhur nga ura e Bunës në lumin Drin, ndërsa për momentin është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të njërit prej fëmijëve, përkatësisht vajzës 9-vjeçare nga një peshkatar i zonës.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Shkodër/Informacion sqarues shtesë: Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›