E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO / Shpërthen në flakë trageti i linjës Sarandë-Korfuz, detajet e para nga ngjarja

Një traget i linjës Sarandë Korfuz dhe anasjelltas është përfshirë nga flakët. Raportohet se mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht në momentin kur ndodhi zjarri në bordin e anijes nuk kishte pasagjerë.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›