E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Policia, rrit besimin tek nderkombetaret"

Policia shqiptare ka arritur te rrise besimin dhe te fitoje respektin e partnereve nderkombetare me punen e bere pergjate kater viteve te fundit. Ky ishte vleresimi qe beri kryeministri Berisha, gjate takimeve te djeshme me Sekretarin e Pergjithshem te Interpol-it, Roland Noble dhe drejtorin e Pergjithshem te Agjencise Kunder Krimeve Serioze dhe te Organizuara te Britanise se Madhe (SOCA),Bill Hughe. Pasditen e djeshme kryeministri gjate takimit me Noble, iu pergjigj pozitivisht fteses per stacionimin e nje perfaqesuesi te policise shqiptare prane Interpol. Sipas Berishes, kjo kerkese e ardhur

nga Sekretari i Pergjithshem i Interpol-it, ishte nje shenje e rritjes se besimit te partnereve nderkombetare ndaj policise shqiptare. Nga ana e tij, Roland Noble pergezoi kryeministrin Berisha, per fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit dhe vleresoi me nota shume pozitive, bashkepunimin midis Interpolit dhe autoriteteve shqiptare. Po dje drejtori i SOCA-s, Bill Hughe gjate takimit me Berishen, konstatoi se Shqiperia po braktiset nga grupet kriminale, te cilet nuk gjejne tashme nje ambient te favorshem ne vendin tone. Funksionari i larte britanik, e konsideroi te suksesshme, luften e qeverise kunder krimit te organizuar ne vend, duke e pare kete si arsyen kryesore te largimit te krimineleve nga Shqiperia. "Juve jeni nje aleat i cmuar i Britanise se Madhe, ne luften kunder krimit te organizuar. Per shkak te goditjes qe grupet e krimit te organizuar kane marre ne Shqiperi, tani shoh nje fenomen qe elemente te krimit te organizuar, po braktisin Shqiperine dhe po mundohen te gjejne strehe ne vendet e rajonit", theksoi Bill Hughe ne takimin me Berishen. Por sipas tij, Britania e Madhe kerkonte qe ky model pozitiv i luftes, kunder krimit te organizuar te perhapej edhe ne vendet e rajonit dhe Shqiperia te jepte ndihmen e saj ne kete fushe. "Ne do te kerkojme qe modeli i bashkepunimit me ju, te shtrihet edhe ne shtetet e tjera. Nje fushe ku do te kerkoja te rrisnim bashkepunimin, eshte ajo ne luften e perbashket kunder pastrimit te parave dhe sekuestrimin e aseteve te krimit te organizuar", deklaroi Hughes. Sipas tij, efikasiteti ne luften kunder krimit ka bere qe organet britanike te zbatimit te ligjit, te kene nje respekt ne rritje ndaj perfaqesuesve te policise shqiptare. Rezultatet pozitive te reformave te ndermarra kunder krimit te organizuar, i konfirmoi edhe kryeministri Berisha. Sipas tij, lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar, eshte nje prioritet paresor i qeverise dhe ajo ka sjelle rezultatet shume pozitive per vendin. Nje nga rezultatet me kuptimplote sipas Berishes, eshte ulja e nivelit mesatar te krimit ne Shqiperi, qe eshte me e vogel se ne disa vende te BE-se. "Kjo platforme ka dhene rezultate te shkelqyera. Jane qindra grupe kriminale te shkaterruara dhe mbi 1000 persona te arrestuar. Niveli i pergjithshem i krimit ne Shqiperi eshte me i ulet se mesatarja e Bashkimit Evropian", theksoi Berisha ne fjalen tij.

Sekretari i Pergjithshem i Interpol-it, zoti Roland Noble pergezoi Kryeministrin Berisha per fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit dhe vleresoi me nota shume pozitive bashkepunimin midis Interpolit dhe autoriteteve shqiptare. Duke vleresuar faktin se kjo ishte vizita e pare ne Shqiperi e nje zyrtari te tille te larte te Interpolit, Noble i kerkoi zyrtarisht kryeministrit Berisha, qe Shqiperia te stacionoje nje oficer te policise shqiptare ne zyrat qendrore te Interpol-it. Kryeministri miratoi kerkesen duke shtuar se kjo ishte nje shenje e rritjes se besimit te partnereve nderkombetare ndaj policise shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›