E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Mandati i Fierit, ne Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike ka vendosur ta ankimoje ne Kolegjin Zgjedhor, ndarjen e mandateve ne Qarkun e Fierit, ku Partia Socialiste konfirmoi mandatin e saj te nente. Ky vendim u be i ditur paraditen e djeshme, kur zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli, ne nje konference per shtyp, theksoi se PS arriti t'ia merrte mandatin Partise per Drejtesi dhe Integrim vetem me 160 vota. "Natyrisht mandati i Fierit te cilin PS ia merr PDI-se me 160 vota me shume, pavaresisht nga rezultati i shpallur do te jete objekt i nje hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor", njoftoi zedhenesja e PD-se. Por nga ana tjeter ne emer te PD-se, Mehilli deklaroi se rezultatet dhe vendimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te respektohen. PD denoi dje edhe presionin qe sipas tyre, vinte nga ana e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Zedhenesja e demokrateve deklaroi se Rama, ishte i vetmi politikan ne bote, i cili "kendonte" ne humbje. "Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe presionin e Edi Rames, humbesit te ketyre zgjedhjeve, i vetmi politikan qe kendon ne humbje, i cili cdo dite me presione dhe kercenime perpiqet te maskoje pergjegjesine e tij per humbjet e zgjedhjeve", theksoi Mehilli. Sipas saj, ne vend te presioneve dhe kercenimeve, Edi Rama, duhet ta pranonte hapur dhe me dinjitet humbjen qe pesoi partia e tij ne zgjedhjet parlamentare te qershorit. "Rama duhet te vere ne zbatim politiken e tij te re, per te pranuar me dinjitet dhe mendje te hapur humbjen", sugjeroi Mehilli ne emer te PD-se. Ne menyre te perseritur demokratet i kane kerkuar kryetarit te PS-se qe te pranoj publikisht humbjen ne zgjedhje, kerkese kjo qe nuk eshte marre parasysh nga Rama. Nga ana tjeter kryetari i PS-se, ne deklaratat e tij per mediat thekson se qytetaret nuk i kane dhene mazhorances aktuale te drejten per te qeverisur vendin edhe nje mandat te dyte. PS i ka kushtuar rendesi te madhe procesit te ankimit ne organet zgjedhore dhe perfaqesues te kesaj force theksojne se analiza per zgjedhjet do te ndodh vetem pasi te shpallet rezultati perfundimtare. Partia Socialiste kerkon rinumerim dhe rivleresim te votave ne disa qarqe te vendit dhe pas Fierit, PS ka depozituar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesa per qarqet e Beratit, Shkodres dhe Tiranes.

Numerimi: PS mori mandatin e 9-te

KQZ dy dite me pare beri numerimin e Qendrave te Votimit ne dy Komisione Zgjedhore te Administrimit te Zgjedhjeve pas miratimit me unanimet per hapjen e ketyre kutive. Kutite nuk u arriten te numeroheshin ne KZAZ-ne e qarkut, per shkak te tensioneve qe u krijuan pergjate procesit te numerimit ne Fier.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›